Për Investimet Strategjike
U shit si mjet zhvillimi për shumë sektorë — energji, bujqësi, transport, teknologji — por në praktikë u përdor pothuajse vetëm për ndërtime dhe resorte në bregdet.
- Ligji “Për investimet strategjike” për nga mënyra si është formuluar është kthyer në një instrument shpronësimi publik për interesa privatë. Prona private merret nga investitorët privatë tej vullnetit të pronarëve duke u futur shteti si instrumenti që shpronëson pronarët përkundrejt çmimeve të referencës që zakonisht nuk përfaqësojnë vlerën reale të pronës.
- Krijoi një fond pronash për investitorët strategjikë — jo për të zgjidhur padrejtësinë historike të kthimit të pronave te qytetarët.
- Ishte menduar si masë e përkohshme që duhej të përfundonte më 31 dhjetor 2018, por afati shtyhet vazhdimisht — një mekanizëm i përhershëm pa transparencë.
